Profesori universitar Enver Bytyçi, ka komentuar intervistën e mbrëmshme të Avdullah Hotit në emisionin e Adi Krastës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se i erdhi keq që Hoti ishte infektuar nga sëmundja megalomane e Edi Ramës për t’u shqetësuar për fatin e Serbisë, kur tha se “Është interes yni që Serbia të bëhet pjesë e strukturave euro-atlantike”, përcjell Bota sot.
Profesori ka thënë se por konteksti në të cilin e përmendi nënkuptonte se kishte më shumë hallin e Serbisë, sesa të Kosovës.
Bytyçi ka thënë se edhe serbofilia është sëmundje ngjitëse, sikur Covid-19, duke shtuar se kur edhe ata në Prishtinë nuk e dinë se kur mashtron ose jo Serbia, atëherë duket se jemi në zgrip të ekzistencës!
Postimi i tij i plotë:
Ndoqa mbrëmë Abdullah Hotin te emisioni Krasta show!
Më erdhi keq se pashë që ishte infektuar nga sëmundja megalomane e Edi Ramës për t’u shqetësuar për fatin e Serbisë, kur tha se “Është interes yni që Serbia të bëhet pjesë e strukturave euro-atlantike”!
Sigurisht që tha një të vërtetë, por konteksti në të cilin e përmendi nënkuptonte se kishte më shumë hallin e Serbisë, sesa të Kosovës.
Edhe serbofilia është sëmundje ngjitëse, njësoj si Covid-19! Na mbytën Covid-ët! Tashmë në emër të interesit euro-atlantik, duke e ditur se Serbia kurrë nuk do të shkëputet nga Rusia. A do të thotë kjo se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të ndikohet nga mashtrimi serb për “gatishmërinë” e saj se po iu bënë lëshime në Kosovë ajo do bëhet pjesë e strukturave euro-atlantike?!
Kur edhe ata në Prishtinë nuk e dinë se kur mashtron ose jo Serbia, atëherë duket se jemi në zgrip të ekzistencës!