Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Thursday, August 11, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Provokimi i armatosur nga Serbia/ Zbulohet plani serb për jetësimin e skenarit rus të Ukrainës në Kosovë- vjen thirrja për BE-në dhe NATO-n

KosovariPress Nga KosovariPress
August 5, 2022
Në Lajme
0 0
0
Provokimi i armatosur nga Serbia/ Zbulohet plani serb për jetësimin e skenarit rus të Ukrainës në Kosovë- vjen thirrja për BE-në dhe NATO-n
0
Shpërndarjet
4
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka vlerësuar se qëndrimet e kundërta midis përfaqësueseve të BE-së dhe të NATO-s me SHBA-të po shfrytëzohen nga Serbia, kundër Kosovës, sikurse që bëri Rusia në Ukraine.

Sipas tij, situata aktuale në Kosovë, pas zhvillimeve në veri të Mitrovicës është duke u keqësuar dhe provokuar me skenarin rus në Ukrainë.

“Në emër të mbrojtjes gjoja të komunitetit rus ne Ukraine u armatosën rusët në Donbask dhe Luhanske dhe mbi atë u bë invazion ushtarak në Ukrainë. Skenari i njëjtë është duke u aplikuar nga Serbia edhe në Kosovë. Ne emër të ruajtjes gjoja të komunitetit serb në Veri të Kosovës dhe ne disa enklava u armatosën serbët në Veri dhe po bëjnë bllokime të rrugëve, shtiejnë me armë kundër Policisë së Kosovës dhe mbi këtë pikësynim priten veprime më të egra kriminale kundër shtetit të Kosovës. Z. J.Stoltenberg, pas bisedimit me kriminelin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti, deklaroi: “Të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e BE-së dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë. NATO-ja qëndron e gatshme të ndërhyj nëse rrezikohet stabiliteti bazuar në mandatin e saj te OKB-së“”, ka vlerësuar profesori.

Mirëpo, ai deklaratën e sekretarit të NATO-s e ka cilësuar si të padrejtë duke thënë se, Kosova nuk e destabilizon shtetin e vet, Republikën.

“Janë minoritaret shovenisto-serbomëdhenjë që po e rrezikojnë shtetin e Kosovës. Këta janë organizuar dhe armatosur nga Serbia. Tamam si rusët në Ukrainën Lindore. Qëllimi është i njëjtë, ai i destabilimit të Kosovës me veprime kriminale dhe kështu të krijohet preteksti për të bërë agresion ushtarak ndaj Republikës. Kjo është situata. Z. Stoltenberg! Ju e dini këtë. Pse nuk intervenuat kur u be bllokimi rrugëve ne Veri! Pse nuk intervenuat kur kriminelet serb sulmuan me armë Policinë e Kosovës? A nuk ka informacione NATO se kush po i armatos serbët në Kosovë! Ku është provokimi? Jo z. Stoltenberg! Provokimi i armatosur vjen nga Serbia. Kundër Beogradit duhet vepruar”, ka nënvizuar ai.

Kelmendi ka thënë po ashtu, se nuk mund të futen me një thes kriminelet serbë me organet legjitime të shtetit të Kosovës.

“Këtë e di mirë, z. Stoltenberg. Për fat te keqe këso mendimi ka edhe Joseph Borel dhe Lajçak. Provokohet Kosova nga Serbia dhe nuk intervenojnë! Sulmohen organet e shtetit te Kosovës nga kriminelët serbë dhe z. Borel nuk e tregon bazën e konfliktit. Por e futë edhe Prishtinën në përgjegjësi si Beogradin. Kjo nuk e ka asnjë bazë. Është vet krimineli Vuçiq që i ka organizuar ekstremistet shovenist serbë dhe i ka armatosur për të vepruar kundër Republikës. Në Beograd është përgjegjësia”, ka nënvizuar ai.

Profesori ka rikujtuar se, krejt tjetër është qëndrimi i SHBA-së.

“Ambasadori i SHBA-ve në Kosove, z.Jeff Hovenier ka treguar se SHBA-të i mbështesin masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për reciprocitet, që janë të bazuara në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011. Me këtë del se kush është përgjegjës për gjendjen ne Veri të Kosovës. Z. Hovenier për organizatorin e kriminalitetit te organizuar Veri, kriminelin Milan Radojçiç, e quajti kriminel dhe te sanksionuar nga SHBA-të. Ky dualizem i qëndrimeve po e rrezikon Ballkanin. UE kërkohet të jetë e qartë në qëndrime”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Beogradi po krijon gjendje lufte dhe po kërcënon dhe se për këtë arsye edhe është armatosur me arme ruse e kineze.

“Beogradi po i shtyn kriminelët me luftë etj. Duket se nga Rusia është porosia e qarte ndaj Beogradit për të vepruar. Këtej duhet përfaqësuesit më të lartë të UE dhe vete Sekretari i NATO-se të kenë të qarte se kush qëndron pas kriminelëve në veri të Kosovës. Skenari në Kosovë është i njëjtë si skenari në Ukraine. Në Ukrainë po bëhet luftë dhe në Kosovë me veprimet kriminele po përgatiten veprimet fashiste ushtarake serbe ndaj Republikës. Por, si ukrainasit, edhe shqiptaret do të mbrohen deri në fund. Rrugë tjetër nuk ka”, ka përfunduar ai.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Kosovë VERIU Beogradi
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

August 10, 2022
Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

August 10, 2022
Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

August 10, 2022
Mustafa: Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e errët që po na afron, Qeveria i ka braktisur qytetarët

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

August 10, 2022
Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

August 10, 2022
Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

August 10, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In