Sunday, December 10, 2023
Aktuale

Punonjësi mjekësor pyet Haxhi Avdylin: Dr Guxo, a guxon me i rregullu pagat? Ja si i përgjigjet ai

93views

“Dr Guxo, a do të guxon mi rregullue pagat në mars?”, pyet një specialist i emergjencës në Prizren, Haxhi Avdylin, në një koment në Facebook.

Pyetjes së tij, i është përgjigjur vetë Avdyli duke i treguar ҫështjen e pagave, sipas ligjit të ri.

“I nderuar Kujtim Kryeziu po ligji është aprovu nga muaji shkurt paga do jetë e kategorizuar sipas ligjit të ri. Për juve si specialist do ketë një pagë meritore, edhe pse ju specialistet e Emergjencës meritoni shumë e më shumë”, përgjigjet ai.

Ja komentet e tyre në Facebook.

Image