Wednesday, February 1, 2023
Aktuale

Qeveria krenohet me luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend

6views

Kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë të ditur statistikat kundër krimit e korrupsionit që si qeveri kanë arritur gjatë vitit 2022.

Ai ndër tjera thotë se mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit, e shkatërruam 69 grupe kriminale.

Shkrimi i plotë:

2022: Qeveria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës:

U realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës;

U arrestuan 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë;

Mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit;

Shkatërruam 69 grupe kriminale;

U konfiskuan mbi 1.8 ton substanca narkotike;

Shkatërruam 5 laboratore të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe në pajisje si dhe 3 laboratore për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri;

Mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave;

Janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante që s’ishin konform me aktet nënligjore;

Ndërtuam 4 objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës si dhe bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë të vendit tonë, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje;

Krijuam Njësitin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare.