Friday, September 29, 2023
Lajme

Raportohet se Kosova është hequr nga rendi i ditës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, Bytyçi: Arsyeja është shumë e qartë!

113views

Sonte është raportuar në media se Kosova është hequr nga rendi i ditës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës.

Për këtë çështje deri tash nuk kemi asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës, por as një lajm të konfirmuar nga BE-ja, megjithatë mediat opozitare në Kosovë raportuan për këtë.

E komente për këtë bënë edhe disa politikanët e opozitës në Kosovë, të cilët vërshuan me reagime kundër Qeverisë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe profesori Enver Bytyçi, i cili thotë se arsyeja e heqjes së Kosovës nga rendi i ditës është shumë e qartë.

Sipas tij, kjo është që të përdorët si mjet presioni për qeverinë e Kosovës në dialog me Serbinë.

Profesori tutje shton se kjo që ka ndodhur me heqjen e rendit të ditës për t’u pranuar Kosova në Këshillin e Evropës, është për shkak se aleatët e Kosovës mendojnë se ky nuk është momenti.

Postimi i plotë:

Kosova u hoq nga rendi i ditës për t’u pranuar në Këshillin e Europës. Arsyeja pse u hoq është shumë e qartë. Që të përdorët kjo si mjet presioni për qeverinë e Kosovës në dialog me Serbinë. Ndryshe nuk ka pasur asnjë arsye pse Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia të votonin kundër.

Megjithatë po shoh se këtë akt të ambasadorëve të Këshillit të Europës po e interpretojnë si dështim të diplomacisë së Kosovës! Ok! Po ata që e thonë këtë le të shtojnë edhe fjalinë se “Duam të bëjmë politikë me këtë”! Se cështje të tilla nuk varen nga diplomacia, varen nga mbështetja e aleatëve të Kosovës. Aleatët mendojnë se nuk është ky momenti. Ne nuk i detyrojmë dot të mendojnë si ne!

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0