Saturday, February 4, 2023
Lajme

Rashiqi tha se dyshon për tentimvrasje, reagon Miftaraj: Ushtrimi i ndikimit të politikës në drejtësi, brina s’ka

30views

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, (IKD), Ehat Miftaraj, e ka komentuar deklaratën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, se nuk ka dyshim që ushtari i FSK-së, A.K., kishte tentuar t’i vriste dy të rinjtë serbë në Shtërpcë të premten.

Sipas Miftarajt, se shteti nuk guxon as me liru e as me dënu askënd veç pse një ministër, një politikan e gjykon një rast penal sipas tekeve apo dëshirave të tij.

Një politikan, një ministër sot e paska marr rolin e policit, prokurorit dhe gjykatësit dhe e paska gjykuar një cështje gjyqësore për të cilën ende nuk është ngritur as aktakuzë.

Ushtrimi i ndikimit të politikës në drejtësi, brina s’ka. Shteti nuk guxon as me liru e as me dënu askënd veç pse nje minister, nje politikan e gjykon nje rast penal sipas tekeve apo dëshirave të tij”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se shteti ligjor kërkon që procesi gjyqësor të jetë i drejtë, i pavarur dhe i paanshëm, dhe pa nderhyrje të papërshtatshme nga jashtë në procesin e hetimeve apo gjykimit.

“Tallava shtet!”, ka përfunduar Miftaraj raportin e tij.