Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur mbi arrestimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale e Hagës.
Sipas Kurtit, arsyetimi i Speciales se kjo ndërmarrje ka ushtruar veprime nga viti 1998 është i pabesueshëm, derisa ka thënë se po të bëhej fjalë për vitet e mëvonshme edhe do të ishte e besueshme.
Ai ka kërkuar që qeveria të angazhohet për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja.
E, lidhur më këtë kërkesë të Kurtit, ka reaguar analisti politik, Nexhat Haziri.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se nëse Kosova do të angazhohet për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja atëherë kjo ta legjitimonte vrasjen e Enver Malokut, Behajdin Allaqit, Ilir Konushevcit, Kol.Ahmet Krasniqit, Ismet Rrahmanit, Ismail Berbatovcit, Xhemajl Mustafës, Shefki Popovës, Shaban Manajt, Smajl Hajdaraj, Ismet Raçit, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Kol. Tahir Zemës, etj.
Postimi në Facebook:
Albin Kurti: Kosova ta organizojë mbrojtjen ndaj të akuzuarve në Hagë
– Kjo do ta legjitimonte vrasjen e Enver Malokut, Behajdin Allaqit, Ilir Konushevcit, Kol.Ahmet Krasniqit, Ismet Rrahmanit, Ismail Berbatovcit,Xhemajl Mustafes, Shefki Popoves, Shaban Manajt, Smajl Hajdaraj,Ismet Racit, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Kol. Tahir Zemes,etj, etj.
Per komunistet, vrasja per pushtet (oponentin politik) eshte legjitime.” Lideri Suprem” deri dje kerkonte “Gijotine” per kokat e tyre, sot i paska pike “rahmeti” e po kerkon mbrojtjen e tyre.
“Drjetesia” e komunisteve, eshte vec padrejtesi ! (n.h)