Friday, March 31, 2023
Lajme

Reagon ish deputeti i LDK-së: Nuk është vetëm një Bordush në Kosovë

12views

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta përmes një postimi në Facebook ka komentuar arrestimin e Bordushit, shkruan syri.net Kosova.

Ai thotë se ne këtë vend kanë premtuar shumë të tjerë sikur Bordushi por nuk janë arrestuar.

Meta bënë këtë krahasim me partite politike të Kosovës.

Ai rendit disa prej premtimeve që kurrë nuk u realizuan.

Postimi i plotë:

… s’osht bre se vetëm një BURDUSH ka shkruajt “Hajmalia” në këtë vend dhe ka premtuar realizimin e krejtë andrrave “përmes paraqitjes së rreme të fakteve (dhe) se kinse posedon aftësi mbinatyrore…!?
n’KS osht premtu, nga tjerët, se shumë shpejtë:
– do të kemi një “Silicon Valley”;

– Se kanë me u hap (PDK) 300’000 vende pune për një mandat; LDK u pat përgjigjë (demek për’toke) se “na” i hapim 150’000
– Termocentral me 2100 MW, s’ka lan kush pa premtue

– Se kosova ka me u bo Zvicer;
– Liberalizim t’Vizave prej vitit 2012 (i kem nga Burdushat)
– Se Trepca e Minierat kanë me u rikthy fuqishëm e me punësue mbi 20’000 punëtorë

Tjerëve ju kanë dokë këto rrena për’toke, e jonë qu ja kanë fut për hava:
– Serbinë e përzamë për dy dakika jo vetëm prej Veriut të VeNdit po as që flasim me to, PO SHKELMIN E MRAM n’Kurshumli..!
– Amerikës ja kallxojmë vendin – se osht halit e mësue keq Amelika;

– Bashkimin Kombëtar të të gjitha trojeve Shqiptare, pa e harrue Çamërinë
– 160 qerdhe kanë me mbi si këpurdhat në cdo fshat e lagje
– Po flejm n’Qymyr – kemi me qenë Eksportuesi kryesor i Energjisë

– More Fond Sovran që s’kem me pas ma kur nevojë për asnjë ndihmë as Kredi
– Banka Zhvëllimore, që n’dakik ta jep Kredinë e Grantin;
– Shkolla Digjitale – që kurrë ma fëmijët s’kan me bajt 20 kg libra për dite me vete

– Shëndetësi që kanë me ardh i madh e i vogël prej Maqedonisë e Serbisë mu sheru n’KS;
– Sigurim Shëndetësor që t’len kurrë me shti dorën n’xhep;
– Për Çiftet e reja – vetëm a martohesh, Çelsat e banesës “ganc t’Re” ndorë me 150 Euro n’muaj!
etj, etj…

E me u que me denue Burdushin…, po m’duket pak e pa balancuar!
nejse, nejse… n’jermani për premtime t’rreme shkon n’burg me “Express Post”, t’shkarjnë n’Qeli si thesin, se ata e kanë hanger keq një herë prej premtime t’rreme të Hitlerit…
thash, ta la qitu një reagim për Burdushin…, se dënimi i pa balancuar, kur flasim për veprën e shkaktuar “përmes paraqitjes së rreme të fakteve (dhe) se kinse posedon aftësi mbinatyrore…!?