Friday, September 29, 2023
Lajme

“Reçaku dhimbja dhe krenaria e kombit”, Maxharraj ka një kërkesë për presidenten Osmani

39views

Kanë kaluar 24 vjet që nga masakra e Reçakut, ndërsa në përvjetor të saj, kujtohen të rënët dhe inciatorët për lirinë e Kosovës.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se Reçaku lirisht mund të thuhet se ishte beteja e William Walkerit për lirinë e Kosovës.

Sipas tij, presidentja atë duhet ta shpall “Hero të Kosovës”.

Maxharraj ka rikthyer në vëmendje historinë e masakrës së Reçakut, gjersa ka shtuar se më e pakta që mund të bëj Kosova është ta dekoroj.

“Sot, William Walker kujton dhe përkujton ditën e atentatit të tij, një ditë para Masakrës së Reçakut duke deklaruar se ”po të më kishin vrarë një ditë para masakrës së Reçakut, askush në botë nuk do të kishte dëgjuar për Reçakun (ashtu siç kaluan pa ndonjë alarm në botë masakrat tjera si ajo e Mejes, e Krushës, Isbicës e shumë të tjera) duke theksuar se nuk do të ishte i sigurt se Kosova sot do të ishte një vend i pavarur, i lirë, e demokratik, ju do të kishit qenë ende një krahinë në kuadër të Serbisë”. Pra, kjo është merita e pakontestueshme e Wiliam Walkerit për lirinë e Kosovës. Reçaku, lirisht mund të thuhet se ishte beteja e tij për lirinë e Kosovës. Nisur nga kjo Wiliam Walker është një mik i madh i Kosovës, ai për çdo përvjetor të masakrës së Reçakut vjen në Kosovë për t’i evokuar kujtimet e tij. Prandaj, ky njeri dhe mik i madh i Kosovës urgjentisht edhe duhet të dekretohet nga presidentja Vjosa Osmani më titullin ”Hero i Kosovës”, sepse kjo është më së paku që Kosova mund të bëj për të”, ka shkruar pos tjerash Maxharraj.

Postimi i plotë:

REÇAKU,DHËMBJA DHE KRENARIA E KOMBIT?!

/ Reçaku,lirisht mud te thuhet se ishte beteja e Wiliam Walkerit për lirin e Kosovës/.

/Këtë njeri në shenjë respekti për ate se çfarë beri për Kosovën presidentja e Kosoves duhet të shpallë:”Hero të Kosovës”.

Sot është 24 –vjetori i Masakres së Reçakut ku ne luginën e vdekjes mbi fshat u vran dhe u masakruan mbi 45 shqiptar civilë të pa armatosur te cilët me dhunë u nxiren nga shtepit e tyre dhe u drejtuan në luginën e vdekjes.Atë ditë me 15 janar I tërë fshati Reçak heret ne mengjes ishte i rrethuar nga forcat fashisto-qetnike serbe.Pastaj ata hyjnë ne fshat te papenguar nga askush duke e bombarduar me altileri të rnëd fsjatin duke i tortiruar ne menyrën me të pa meshirshme banoret e pafajshëm te këtij fshati.Kur u nderpren bombardimet forcar serbe kanë hyer,po theksoj ne veçanti,pa u penguar nga askush kan filluar bombardimin e fshatit.Më pastaj janë nxjerrë civil të paarmatosur mbi 45 sishë dhe janë drejtuar drejtë luginës se vdekjes.Aty u vranë dhe mizorisht u masakruan mbi 45 fshatar të pafajshëm.Një deshmitar qe i shpetoi vdekjes thotë se ishte tmnerr te shohish njërez te masakruar,njerez pa një dor,pa një këmbë,njërëz te coptuar por edhe njerez pa kokë.

Në Kosovë po qendronte shefi i misionit të OSBE-së William Walkër.Walker ishte në shnjestër te regjimit te kasapit Millosheviq dhe i përcjellur hap pas hapi.Më 13 janar 1999 një ditë para masakres se Reçakut ndaj tij ishte bërë një tendim vrasje ndaj ambasadorit te OSBE-se në zonën e njohur te”Qafa”ne Prishtinë.

Derisa ai po levizte drejtë tij ishte nisë një polic serb më granat në dorë për të vrarë Walkerin,për fat atentatin e hetuan truproja e tij,djem trima dhe te bese shqiptare dhe fatëmiresisht atentati deshtoi.

Te nesërmën William Walker shumë shpejtë kishte shkuar ne vendin e krimit ne luginën e vdekjës mbi Reçak dhe ishte tmerruar ng ajo masakër qe po e shihte.I dronditur nga ajo se çka po shihte ai e lajmeroi botën.Fjalet e tij te para ishin:

“This is a crime against humanity”.(Ky është krim kundër njerëzimit njerezimit).

Lajmi e mori se shpejti dhenë,bota u tmerrua nga pamjet e e masakres se Reçakut,njerëz civil te parmatorur të masakruar,pa kembë,duar e kokë.Ky ishte një mesazh i fuqishëm i Walkërit se bota duhet te levizë me shpejtë për ta shpetuar popullin shqiptar nga masakrimet.Masakra e Reçakut e zgjoi ndërgjegjën e diplomacies boterore qe te angazhohet dhe mobilozohet me shumë për Kosocën.Tmerret e masakres bizarre te shkaktuar ne Reçak nga forcat serbe i treguan te vertetën për gjenocidin serb qe po behej mbi popullin shqiptare nga regjimi i santrapit dhe kasapit Millosheviq me ç’rast kryetari Bill Klinton me z.Albrhet Olbrajt e mobilizuan boten dhe me aletate e nga Europa,Gjermania,Franca,Anglia,Italia e shumë te thjera për 78 ditë e bombarduan Serbin dhe me pastaj me mareveshjën e Kumanoves e detyran ate qe te terhiqet turpshëm me te gjitha trupat nga Kosova.

Por,sot William Walker kujton dhe përkujton ditën e atentatit të tij një ditë para Masakres se Reçakut duke deklaruar së”po te me kishin vrar nje ditë para masakres se Reçakut,askush në bote nuk do të kishte ndegjuar për Reçakun(ashtu siç kaluan pa ndonjë alarmë ne botë masakrat tjera si ajo e Mejes,e Krushës,Isbices e shumë te tjera)duke theksuar se nuk do te ishte i sigurtë se Kosova sot do të ishte një vend i pavarur i lire e demokratik,ju do te kishit qenë ende një krahinë ne kuadër te Serbisë”.

Pra,kjo është merita e pakontestueshme e Wiliam Walkerit për lirin e Kosovës.Reçaku,lirisht mud te thuhet se ishte beteja e tij për lirin e Kosovës.Nisur nga kjo Wiliam Walker është një mik i madh i Kosovës,ai për çdo përvetor të masakres se Reçakut vjenë në Kosovë për ti evokuar kujtimet e tij.

Prandaj ,ky njeri dhe mik i madh i Kosovës urgjentishte edhe duhet te dekretohet nga presidentja Vjosa Oamani më titullin”Hero i Kosovës”,sepe kjo është me se paku qe Kosova mund te bënë për te.

Sot në 24 vjetorin e maskers se Reçakut kanë vershuar turma të mëdha njerëzish nga e gjithë Kosova se bashku edhe me heroin Wiliam Walker për të kujtuar dhe riperkujtuar Masakrnë e Reçakut ne shënjë të dhmbjes por edhe te krenarisë për heronjët e kombit qe u masakran para 24 vitesh nga forcat fashite,çetnike te Millosheviçit dhe Vuçiqit.Sot atje ishte edhe presidentja Vjosa Osmani,kryeministri Albin Kurti të cilët me fjalimet e tyre iu përkulën hejonjeve,civilve te cilët u masakraun ,atj sot ishin ministra dhe zevends ministra,sot ajte ishin edhe krejtë opozita te cilën rrallë apo asnjëherë nuk i gjen të bashkuar.

Ishte ky një tubim i dhembës dhe krenarisë kombetare por edhe mbarë kombëtar qe te marrin pjësë në këtë tubim madheshtor për të iu përkulur viktimave te masakrave,por si për qudi sot në Reçak nuk ishin edhe ata cilët ishte deshtë qe të ishin.Nuk e pa te udhës,apo kishte drojë nga Vuçiqi qe kryeminstri i Shqiperisë Edi Rama të ishte sot në Reçak.Kjo tregon edhe një here sa thellë ka shkuar ky njeri fatekeq,ky bastard,ky faqezi të cilit po rrinë si nuse para Vuçiqit dhe nuk guxon nga ai te marrë pjesë as në përkujtimet kombetare siç është masakra e Reçakut (sepse dihet,e për këtë ka fakte se për Vuçiqin nuk egziston,unjorohet si e pa qenë Masakra e Reçakut).Por,ky njeri ësht i pa fytyrë nuk ka as fytyrë e as faqe,por është krejtë faqezi.Por,ne këtë përkujtim madheshtor nuk mund te arsyetohet as mungesa e krerve shqiptar nga Maqedonia e Veiut e as te atyre te Luginës së Preshevës.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0