Me tensione është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për të pagjeturit.
Derisa në foltore po fliste deputetja e LVV-së Saranda Bogujevci, në sallën e Kuvendit janë përplasur deptuetët e LDK-së dhe VV-së.
Ka qenë deputeti i LDK-së, Arben Gashi i cili fillimisht ka pasur konflikt verbal me deputeten Mimoza Kusari dhe pastaj edhe me deputetin e LVV-së Hekuran Muratin, duke evituar një konflikt fizik ku është përfshirë dhe depteti Hajrullah Ceku.