Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Sekretari i LVV-së jep dorëheqje nga KQZ, njofton Presidenca e Kosovës

49views

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të KQZ-së.

“Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka njoftuar Presidenca e Kosovës”.

Një ditë më parë, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se është e  kundërligjshme situata në të cilën Rama ishte pjesë e KQZ-së.

Ai kishte thënë se ka tre muaj që presidentja e ka toleruar një situatë të kundërligjshme.

Këtu keni postimin e tij:

“Po bëhen gati tre muaj që kur anëtari i KQZ-së, Alim Rama, ka papajtueshmëri ligjore në ushtrimin e këtij mandati, për shkak të emërimit në pozitën e Sekretarit Organizativ në LVV.

Pra, po bëhen tre muaj që kur Presidentja është duke toleruar një situatë të kundërligjshme.

Edhe muaji janar, i përmendur si kohë e fillimit të ushtrimit të mandatit nga Rama – sado që kjo është absurde – po kalon. Kësisoj, vet Presidentja po kryen shkelje duke mos përmbushur obligimet ligjore për zëvendësimin e tij”, ka shkruar Cakolli në llogarinë e tij në Facebook.