Friday, September 29, 2023
Lajme

Serwer miraton kritikën e Vogel për takimin e Chollet me Daçiqin: Nuk e kupton se me kë ka punë!

48views

Themeluesi i DPC Global dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel dje ka kritikuar takimin e zyrtarit të lartë të DASH, Derek Chollet me kreun e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Sipas Vogel, administrata e Joe Biden po i rehabiliton hapur bashpëuntorët e Sllobodan Millosheviqit.

Vogel tutje ka thënë se do të dëshironte që të kishte mundësi të thoshte se Chollet nuk e kupton se me kë ka punë, por shton se ka frikë që Chollet e kupton.

“Unë do të doja të kisha mundësinë të thosha që Chollet s’e kupton me kë është duke pasur punë, por kam frikë se e kupton”, ka shkruar Vogel.

Këtë qëndrim të Vogel për takimin e Chollet dhe Daçiq e ka përkrahur edhe profesori amerikan, Daniel Serwer. Sipas Serwer konstatimi i ekspertit të DPC-së është korrekt.

“Kjo është korrekt”, ka shkruar Serwer për fjalët e Toby Vogel.

Image

Shkrimi i Serwer për fjalët e Toby Vogel

Toby Vogel ka kritikuar zyrtarin e DASH Derek Chollet për takimin me Ivica Daçiqin duke shkruar se Administrata e Joe Biden po i rehabilition hapur bashkëpunotrët e Sllobodan Millosheviqit

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0