Shpërthen Haki Abazi: Kurti që digjte Kosovën për kauza të rrejshme, sot nuk i lejon deputetët që të vijnë në debat parlamentar

Deputeti Haki Abazi, e ka quajtur qyqarllëk bojkotin e seancës së kuvendit nga Vetëvendosje.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë që Kurti që dikur e digjte Kosovën për kauza të rrejshme, sot nuk i lejon deputetët që të vijnë në debat parlamentar.
Ai ka thënë se demokracia nuk ngulfatet dhe nuk mundet Kurti ta mbysë debatin parlamentar.
Postimi i tij i plotë:
Libri dhe udha e shkronjave janë të shenjta por Ikja nga debati parlamentar për librin është qyqarllak.
Kurti që dikur e djegte Kosovën me kauza e për kauza që sot dolën të jenë të rrejshme, sot nuk lejon deputetët e shumicës të vijnë në debat. Në formën e njejtë për të mos u ballafaquar me faktin për poshtrimin e palamentit, deputetëve, veteranëve duke u koordinuar me Radojçicin dhe Listën Serbe.
Demokracia nuk ngulfatet, demokracia është fituar me gjak nuk mundet Kurti me mbyt debatin parlamentar.