Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Shtyhet konkursi për aplikim në FSK

11views

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, sot ka informuar se është shtyrë konkursi për aplikim në Forcën e Sigurisë së Kosovës-FSK deri më 23 janar.

Ministria ka potencuar se për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën e aplikimit, janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit.

“Ju njoftojmë se konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj shtyhet për një javë, ngase për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën tonë të aplikimit, janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit. Pra, konkursi për rekrutim në ushtrinë e Republikës së Kosovës do të jetë i hapur deri me datën 23 janar.“, është bërë e ditur në njoftim.

Të drejtë aplikimi siç është bërë e ditur nga ministria, kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç dhe po ashtu për aplikantët, të cilët kanë hasur vështirësi në marrjen e letërnjoftimit për shkak të mungesës së materialeve, ministria ka informuar se do të pranojnë aplikacionin edhe me letërnjoftim të skaduar apo me dëshminë se janë në proces të marrjes së letërnjoftimit.