Saturday, January 28, 2023
Lajme

Si u ndal gjakderdhja në veri e planifikuar nga Aleksandër Vuçiqi? Profesori vjen me detajet e fundit!

18views

Në veri të Kosovës ishte gati të shpërthej lufta.

Krejt kjo ndodhi pasi grupet kriminale serbe filluan të organizohen dhe të vendosin barrikada, u bllokuan rrugët për qarkullim, e si pasojë e kësaj u mbyllën edhe dy pikat doganore në Jarninje dhe Bënjak.

Këto barrikada nga grupet kriminale serbe u vendosën në ‘sy’ të KFOR-it dhe EULEX-it të cilët nuk reaguan fare.

Madje grupet kriminale përveç kësaj kishin sulmuar Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe zyrtarët e EULEX-it.

Përveç kësaj, Serbia kishte bë gati edhe ushtrinë ku e vendosi pranë kufirit të Kosovës, dhe ishin të gatshëm të vendosën në Kosovë.

Megjithatë, hovi serb mori fund, ngase nuk kishin guxim të bënin më shumë sesa manovra brenda Serbisë.

Për tensionimin e situatës në veri, për gazetën “Bota sot”, flet profesori dhe analisti Binak Maxharraj.

Ai pyet se pse pas gjithë asaj që ndodhi veri nuk reagun KFOR-i dhe EULEX-i?

Ai thotë se mandati i KFOR-it është për të siguruar paqen dhe sigurinë në veri dhe gjithë Kosovën.

Image

Binak Maxharraj.

“Por këtë nuk e bënë. Bile ironia me e madhe e tyre është jo vetem qe nuk ndaluan vendosjen e barikadave, por me pas kur filloi të tensionohet situata as që ndërmorën asgjë që barikadat të hiqen që ishte detyrë përmanente e tyre, por thjeshtë sikur talleshin se për heqjën e barikadave duhet të bisedohet. Por si të bisedohet me bandat kriminele të cilët ishin vendos aty me urdhrin presidentit të Serbisë Vuçiq që qëllimin përfundimtar e kishin që ta bindin bashkësinë ndërkombëtare për ndarjen eventuale të Kosovës apo për themelimin e Asociacionit një etnik të modelit të renegatit Isa Mustafa me kompetenca ekzekutive. Dhe për të arritë krejt këtë në veri të Kosovës Vuçiq planifikonte të krijonte një situatë të tillë që të nisë lufta atje”, thotë Maxharraj.

Ai shprehet se, Serbia nuk ia doli, madje dështoi.

“Serbia dështoi turpshëm, sepse bashkësia ndërkombetare, BE e sidomos Amerika e ndalën këtë gjakdedhje e cila ishte planifikuar nga Serbia me presidentin Vuçiq në krye, sepse ata turpshëm vetë me dorën e tyre u urdhëruan që barikadat të hiqen dhe ato u larguan nga vet ata nga të cilët i kishin vendosur. Dhe kështu Kosova kësaj radhe shpëtoi nga kjo katrahurë me erë lufte, por edhe në sajë të mençurisë se vet lidershipit të Kosovës e cila qetësisht pa zhurmë e priti përfundimin e kësaj drame, i këtij teatri të përgatitur nga vet Vuçiq”, vlerëson ai.

Ai shton se, situata e tensionuar në veri, vazhdon të jetë në intensitet të lartë, pasi Aleksandër Vuçiqi nuk do të heq dorë nga kërkesa e tij për Asociacionin.

“Vuçiqi do të kërkoj Asociacionin e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Por, Qeveria e Kosovës duhet të zhvillojë deplomaci me intensive ndëkombëtare për amortizimin e kërkesave të Serbisë diuke ia bë me dije se sovraniteti i Kosovës me kufijtë e saj është i paprekshëm dhe nuk lëshon pe për asnjë katramë të cilën gjë e ka vërtetuar edhe Gjykata ndërkombetare, e cila e përkufizon Kosovën në kufijt e saj”, përfundon profesor Binak Maxharraj.