Wednesday, February 1, 2023
Aktuale

Tahiri: Pas vizitës së Cholletit, Kurti s’po e përmend këtë emër më

23views

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë të përbashkët me kancelarin austriak Karl Nehammer në Vjenë u pyet për kërkesën ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit.

Pas kësaj, ka reaguar ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

“Jemi në një moment kur flasim e diskutojmë për një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe aty edhe çështja e Asociacionit mund të adresohet. Megjithatë, sipas Kushtetues së Kosovës, që i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe që është përpiluar nga Marty Ahtisaari dhe Albert Rohan, në frymën e saj nuk lejon Asociacion njëetnik”, ka thënë Kurti sot në Vjenë.

Edita Tahiri ka pyetur se “çfarë ka Albin Kurti që nuk përmend emrin tjetër të asociacionit”, duke aluduar se në këtë ka pasur ndikim vizita e Chollet.

“Cfare ka Albin Kurti qe nuk e permend emrin tjeter te asociacionit? Sic po duket pas vizites se zyrtarit te larte amerikan Chollet, gjerat ndryshuan…”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje para se të vinte në pushtet, asociacionin e komunave me shumicë serbe, e quante “Zajednicë”.