Saturday, February 4, 2023
Aktuale

Tahiri për videon e VV-së: Vetëvendosje dhe Kurti në gjendje fort të mjerueshme

6views

Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer publikimin e videove, në të cilat akuzohet liderët dhe partitë opozitare.

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, është prej të parëve që e ka komentuar videon e partisë në pushtet.

Ai thotë se është gjendje e mjerueshme që LVV dhe Kryeministri Albin Kurti nuk prezantojnë ndonjë rezultat pas dy vitesh qeverisje, por publikojnë video që Tahiri i quan “propagandë” për t’i sulmuar kundërshtarët.

“Duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik me akuza e kundër akuza”, ka shkruar Tahiri.

“Kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka ra në një gjendje të mjerueshme, dëshpëruese dhe të pashpresë. Mjerim për ta, e fatkeqësi për vendin”, thuhet në postimin e tij.