Lajme

Tahiri: Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mos preket

99views

Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, për Kuvendin se Ligji për Zyrtarët Publik nuk mund të dekretohet, nuk mund të hyjë në fuqi dhe as të prodhojë efekte juridike deri në vendimin final të Gjykatës, e ka quajtur inkurajues shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Sipas tij, po të ishte Kosova pjesë e Këshillit të Evropës, qeveria Kurti do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetutshmërisë.

Ky është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti që përmes logjikës së numrave dhe dominimit, po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike dhe rrënimin e karierës profesionale në shtet.

Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetushmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Tahiri në Facebook.