Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, May 29, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

​Të rinj nga e gjithë bota marrin pjesë në festivalin “Albania Afro Latin 2022”

KosovariPress Nga KosovariPress
May 14, 2022
Në Lajme
0 0
0
​Të rinj nga e gjithë bota marrin pjesë në festivalin “Albania Afro Latin 2022”
0
Shpërndarjet
17
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Përreth plazhit në Golem, të rinjtë nga gjithë bota po hedhin hapat nën tingujt e muzikës latine. Kërcimtarë të vendeve të ndryshme po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “Albania Afro Latin 2022”. Sot ka vijuar dita e katërt e performimeve e aktiviteteve të këtij festivali, i cili po mbahet në hotelin “Grand Blue Fafa”.

Rron Haxhiislami nga “Love and Dance Prishtina”, thotë se festivali po u mundëson të takohen me artistë edhe kërcimtarë të huaj.

HaxhiIslami: Kemi ardhur rreth 120 persona

“Kemi ardhur diku 120 persona prej Kosovës. Është edicioni i katërt i Afro Latin, që tri edicione mbahet këtu në Grand Blue Fafa, edicioni i parë është mbajtur në Tiranë. Shumë mirë po shkon, ka shumë të huajë, ka DJ, ka artistë të huajë edhe mysafirët po ashtu janë të kënaqur…ne e kemi qasjen e limituar për shkak të vizave në Kosovë. Edhe artistë te mëdhenj botërore na bie shumë pak për të parë. Në Turqi zakonisht shkojmë në festivale dhe këtu në Shqipëri qe i bëjmë. Është shumë me rëndësi me qenë këtu edhe me u kënaq“, thotë Haxhiislami për KosovaPress.

Për Segun Longe nga Londra është hera e parë që sheh perlën e Adriatikut në Shqipëri. Por, ai bën dallimin mes festivalit të organizuar në Golem dhe të tjerëve ku kishte qenë më parë.

Longe: Një plazh i bukur, nuk e prisja këtë

“Unë vij nga Londra dhe është hera ime e parë në Festivalin ‘Albania Afro Latin’, ndaj nuk isha i sigurt se çfarë të prisja, por është vërtet e mahnitshme. Keni mot shumë të bukur, muzikë të bukur, njerëz të bukur, plazhi gjithashtu. Ka qenë një Festival absolutisht i mrekullueshëm, një nga festivalet më të mira ku kam qenë. … Po një plazh i bukur sinqerisht, nuk e prisja këtë“, tregon Longe.

Festivali ndërkombëtar po bën bashkë artistë nga e gjithë bota. Sol Hissirou thotë se ky është një prej organizimeve më të mira të festivalit Afro Latin.

Hissirou: Unë jam një nga artistët e këtij festivali

“Unë jam një nga artistët e këtij festivali. Unë jetoj në Mbretërinë e Bashkuar. Unë erdha në Shqipëri për herë të parë vitin e kaluar jo në këtë festival, por më pëlqen vendi, dhe i njoh organizatorët e këtij festivali, dhe është një organizim i mrekullueshëm, do të thotë, shiko përreth, … është e mrekullueshme, Zoti e bekoftë Festivalin ‘Albania Afro Latin”, shprehet ai.

Në këtë festival ka pjesëmarrës edhe nga Rusia. Polina Shorina, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri thotë se po i pëlqen organizimi dhe se po e shijon plazhin në Shqipëri.

Shorina: Më pëlqen gjithçka që është këtu

“Më pëlqen shumë organizimi, më pëlqen atmosfera, më pëlqen gjithçka që është këtu, vendi është shumë i bukur… Jam nga Rusia ne fakt, është shumë nxehtë këtu për ne, është shumë bukur… Është hera ime e parë në Shqipëri , dhe më pëlqejnë njerëzit këtu, njerëzit janë shumë të lumtur… për mua është shumë bukur të jem këtu… Më pëlqyen shumë hotelet, është shumë bukur, cilësia e gjithçkaje, dhe plazhi është gjithashtu shumë i bukur“, përfundon ajo.

Në hotelin “Grand Blue Fafa”, për gjashtë ditë radhazi do të performohen vallëzime salsa, bachata e krizomba.

Ky festival është organizuar dy herë në “Grand Blue Fafa”, ndërkaq një herë tjetër në ” Fafa Premium”, në Mal të Robit.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe festival flasin persona
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0

Murati u jep ‘gajret’ qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

May 28, 2022
Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

May 28, 2022
​23 000 euro për dy pjepra?!

​23 000 euro për dy pjepra?!

May 28, 2022
Murati, qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Murati u jep ‘gajret’ qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

May 28, 2022
Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

May 28, 2022
​23 000 euro për dy pjepra?!

​23 000 euro për dy pjepra?!

May 28, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In