Saturday, February 4, 2023
Lajme

Tre kirurgë dyshohet se morën para nga pacientët për të kryer operacionet në Spitalin e Vushtrrisë

11views

Gazeta ka raportuar se tre kirurgë dyshohet të kenë marrë para nga pacientët për të kryer operacione në spitalin e Vushtrrisë.

Ata madje i kanë vënë emrat e kirurgëve të dyshuar për këtë çështje derisa thonë se ata po hetohen edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Në video familjarët tregojnë se si iu kanë dhënë para kirurgëve për të kryer operacionet. Paratë, nga rreth 150 deri në 400 Euro, janë dhënë në emër të blerjes së materialeve, kryesisht rrjeta dhe klipa. Këto dy materiale nuk janë të përfshira në Listën Esenciale të Materialeve shpenzuese”, shkruan kjo gazetë.

Videoja e lartpërmendur thuhet të jetë siguruar përmes një sinjalizuesi në muajin shtator të vitit të kaluar.