Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Thursday, August 11, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

U përmend vrasja e Behadin Hallaqit, kjo ishte kërkesa ‘tronditëse’ e Ibrahim Kelmendit për Gjykatën Speciale: Kërkoi ta hetonin këtë person

KosovariPress Nga KosovariPress
November 16, 2020
Në Lajme
0 0
0
U përmend vrasja e Behadin Hallaqit, kjo ishte kërkesa ‘tronditëse’ e Ibrahim Kelmendit për Gjykatën Speciale: Kërkoi ta hetonin këtë person
0
Shpërndarjet
139
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, përmes një letre publike drejtuar Gjykatës Speciale, një vit më parë kishte kërkuar nga ajo që hetojë vrasjen së veprimtarit Behadin Hallaqi, që sipas tij është arrestuar me urdhrin e Hashim Thaçit.

Kërkesa e tij direkte ishte që nga Specialja të hetohet Hashim Thaçi, pasi, sipas tij, është pësoni përgjegjës për arrestimin dhe zhdukjen e Behadin Hallaqit.

Kelmendi kishte shkruar në Facebook se rasti i zhdukjes së Behajdin Allaqit kishte ndodhur me datë 11 qershor 1998.

“Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së”, shkruhet derisa, përmendet edhe Abedin Rexha.

“Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte. Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara”, shkruhet në letër.

Ja letra e plotë:

ZYRËS SË PROKURORIT TË SPECIALIZUAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PROKURORIT JACK SMITH

I Respektuari Zotëri Smith,

edhe pse drejtoni institucion që është formuar me vendim politik të Këshillit të Europës, – i imponuar nga Serbia dhe shtetet serbofile që përbënin shumicën e thjeshtë kur u votua ai vendim, por që u miratua pastaj edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, – kam besim se Ju do të koordinoni hetime ligjore, por pa i zvarritur deri në sfilitje dërmuese të Republikës së Kosovës.

Nuk jam aq idiot sa nga Institucioni që Ju e udhëhiqni të pres drejtësi të mirëfilltë, meqë ka kompetencë të paracaktuar, segregacioniste: hetimin vetëm të krimeve të supozuara të njërës “palë”, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por jo edhe krimet e pjesëtarëve të forcave të armatosura ushtarake e policore të Serbisë. Megjithatë, uroj të bëni maksimumin e mundshëm, në shërbim të drejtësisë ligjore.

Shpeshherë, publikisht, kam shpreh gatishmërinë për të ndihmuar hetuesinë e Institucionit që drejtoni, qoftë si dëshmitar, qoftë si ekspert, meqë kam pas përgjegjësi gjatë lufte, si udhëheqës i Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani, i cili ishte Fond i UÇK-në, dhe si anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), – nga maji 1998 deri në qershor 1999, – e cila Organizatë patriotike e demokratike e ka themeluar UÇK-në në Kuvendin e saj të mbajtur me 26-27 korrik të vitit 1993, në Prishtinë, dhe e ka udhëheq politikisht.

Kësaj radhe kam lutje konkrete:

Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së.

Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte. Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara.

Uroj të pranohet këto dy lutje – që të vendosni t’i hetoni këto dy krime të ndodhura, por ende të pa hetuara e të pa gjykuara.

Me respekt,

Ibrahim Kelmendi

(I lindur më 23.06.1954, në Fshatin Llabjan të Komunës së Pejës, për momentin jashtë Kosovës për shkak të sëmundjes; Numri personal F40723016Q, numri i pasaportës BB0792150, lëshuar nga MB e Republikës së Kosovës më 27.09.2011.)

***
Këtë mundësi elektronike shfrytëzova për t’ia përcjell këtë lutje, tashmë edhe publike, Prokurorit Smith. Uroj të ketë vullnetmirë, që kanë informacion konkret për këto dy krime, dhe të paraqiten përmes kësaj mundësie, që ta ndihmojmë Drejtësinë e Republikës së Kosovës.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Thaçi Behadin Hallaqi
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

August 10, 2022
Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

August 10, 2022
Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

August 10, 2022
Mustafa: Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e errët që po na afron, Qeveria i ka braktisur qytetarët

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

August 10, 2022
Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

August 10, 2022
Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

August 10, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In