Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, May 25, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

​UNICEF dhe USAID dhurojnë donacion 270 frigoriferë dhe ngrirës të vaksinave

KosovariPress Nga KosovariPress
May 13, 2022
Në Lajme
0 0
0
​UNICEF dhe USAID dhurojnë donacion 270 frigoriferë dhe ngrirës të vaksinave
0
Shpërndarjet
5
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

270 frigoriferë dhe ngrirës për të përforcuar sistemin e zinxhirit të ftohtë të vaksinave në Kosovë u janë dorëzuar sot Qendrave të Kujdesit Shëndetësor nëpër të gjitha komunat e Kosovës si donacion nga UNICEF-i dhe USAID.

Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, derisa të gjitha palët bënë thirrje për vaksinim kundër COVID-19.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku duke shprehur falënderimin për këtë donacion, deklaroi se përmes këtyre pajisjeve të zinxhirit të ftohtë do të rrisin kapacitetin e ruajtjes së vaksinave në të gjitha nivelet.

Gexha-Bunjaku tha se këto pajisje që sot po i pranojnë janë hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritëm të pandërprerë.

Ajo bëri thirrje tek qytetarët e Kosovës për tu vaksinuar kundër COVID-19.

Gexha-Bunjaku: Me këto pajisje sigurojmë ruajtjen dhe transportin e vaksinave

“Sot po pranojmë pajisje thelbësore të zinxhirit të ftohtë për të siguruar ruajtjen dhe transportin e sigurt të vaksinave. Këto pajisje vitale do të mbështesin imunizimin, programin e zgjeruar të imunizimit dhe imunizimin kundër COVID dhe vaksinave tjera në mbarë vendin. Përveç kësaj mbështetjen në trajnimin e Ministrisë së Shëndetësisë në funksionin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe zinxhirit të ftohtë dhe asistencën e zhvillimit të një sistemi të digjitalizuar për monitorimin dhe menaxhimin e rezervave apo stokut të vaksinave. Këto pajisje do të rrisin kapacitetin e ruajtjes së vaksinave në të gjitha nivelet nga IKSHPK deri tek QKMF dhe qendrat e vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës. Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende në ndërkohë ne të vazhdojmë të bëjmë thirrje për vaksinimin dhe lehtësimin e qasjes në vaksinimin për secilin qytetar”, theksoi ajo.

Kurse, drejtoresha e USIAD-it në Kosovës,Zeinah Salahi tha se sot po shpërndajnë pajisje, të cilat janë thelbësore për marrjen e sigurt të vaksinave kundër COVID-19

Ajo tha se që nga gushti i vitit 2021, qeveria amerikane ka dhuruar më shumë se 1 milion vaksina Pfizer për qytetarët e Kosovës.

Salahi: Sot po shpërndajmë pajisje që janë thelbësore për marrjen e sigurt të vaksinave

“Shpresojmë që së bashku me profesionistët e përkushtuar të kujdesit shëndetësor të Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, qytetarët, partnerët e OKB-së dhe të gjithë ju, të gjithë në Kosovë të mund të mbrohen mjaftueshëm kundër Covid-19 përmes dozave të shumta të vaksinës dhe ndërgjegjësimit më të mirë për një praktikë të mirë shëndetësore. Sot ne po shpërndajmë pajisje, të cilat janë thelbësore për marrjen e sigurt të vaksinave kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit në vend që kanë nevojë për to. Ky donacion i pajisjeve, siç përmendi zëvendësministri, nuk ndihmon vetëm procesin e vaksinimit kundër COVID-19, por ndihmon cilindo nga programet e imunizimit të Kosovës që kanë nevojë për magazinim dhe ftohje, veçanërisht imunizimet rutinë të fëmijëve, një shërbim thelbësor i shëndetit publik”, tha ajo.

Drejtoresha e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman tha se dorëzimi i këtyre frigoriferëve dhe ngrirësve është një hap i rëndësishëm në forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Zicherman theksoi se me shpërndarjen e mbi 270 frigoriferëve të vaksinave dhe ngrirësve po nis mbarë procesi i zëvendësimit të zinxhirit të ftohjes së vaksinave.

Ajo tha se zëvendësimi i këtyre pajisjeve po ndodh në një moment kritik pasi sistemi shëndetësor ende po përballet me ndikimin e pandemisë.

Zicherman: Kjo pajisje shpëton jetë dhe siguron vaksinim efektiv

“Sot jemi dëshmitarë të fillimit të zëvendësimit të gjithë zinxhirit të ftohjes së vaksinave, me shpërndarjen e mbi 270 frigoriferëve të vaksinave dhe ngrirësve në objektet shëndetësore në mbarë Kosovën. Kjo është pajisje që shpëton jetë, është thelbësore për të siguruar vaksinim efektiv dhe të sigurt. Ky donacion do të japë një kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e mbulimit rutinë të vaksinimit për fëmijët, si dhe në ruajtjen e shkallës së vaksinimit kundër COVID-19… Ky zëvendësim i pajisjeve të zinxhirit ftohës vjen në një moment shumë kritik, pasi sistemi shëndetësor është ende duke u përballur me ndikimin e pandemisë. Dy javë më parë, ne shënuam javën botërore të imunizimit, hulumtimi i UNICEF-it ka treguar se tendosja e shkaktuar në sistemin shëndetësor nga pandemia ka reduktuar qasjen në vaksinat që shpëtojnë jetë fëmijësh në mbarë globin, përfshirë këtu edhe Kosovën. Edhe këtu në Kosovë, shkalla e vaksinimit për fëmijët ka rënë gjatë periudhës së pandemisë, që do të thotë se kjo pandemi ka lënë mijëra fëmijë pa qasje në vaksinat që shpëtojnë jetë”, theksoi ajo.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prishtinës, Izet Sadiku u shpreh se ky donacion do të ndikojë që sistemi i vaksinimit në Kosovë të jetë edhe më i suksesshëm.

Duke e konsideruar si storie suksesi imunizimin kundër COVID-19, Sadiku theksoi se vaksinimi është mjeti kryesor për mbrojtje nga koronavirusi dhe sëmundjet tjera ngjitëse.

Sadiku: Donacioni i sotëm krijon zinxhirin e ftohtë të vaksinave

“Donacioni i sotëm krijon zinxhirin e ftohtë të vaksinave që një proces shumë i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ne e dimë që fokusi kryesor i mjekësisë familjare është parandalimi i sëmundjeve ngjitëse. Rëndësia që ky donacion dhe vaksinimi i popullsisë i cili është një storie suksese në Kosovë… Situata e sotshme me COVID-19 është sidomos duke iu falënderuar vaksinimit të popullsisë për këtë arsye edhe njëherë ftoj qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen për arsye se vaksina vazhdon të jetë mjeti kryesor për mbrojtjen nga COVID dhe nga sëmundjet tjera”, theksoi Sadiku.

Në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit kundër COVID-19, deri më tani janë imunizuar me vaksina anti-COVID 1 milion e 827 mijë e 497 qytetarë. Aktualisht raste aktive me koronavirus në vend janë 352 qytetarë.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Bunjaku zinxhirit Shëndetësisë
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022
Shahu i kundërpërgjigjet Mahmutit: LDK-në e kanë krijuar disa shqiptarë trima e të guximshëm që nuk flisnin skutave

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In