Saturday, January 28, 2023
Lajme

Ushtaraku shqiptaro-amerikan iu vendos nota liderëve të partive politike, e injoron ‘keq’ Memli Krasniqin – ja si e vlerëson Kurtin

27views

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka komentuar liderët e partive politike në Kosovë.

Ai në një shkrim në rrjetin e tij social Facebook, kishte disa fjalë për Kurtin, Abdhixhikun, Haradinajn e Limajn.

Maralusha injoroi kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, duke mos e vlerësuar atë, por në vend të tij kishte disa fjalë për një figurë tjetër të kësaj partie, Hajredin Kuqin.

Ushtaraku shqiptaro-amerikan në këtë shkrim tregoi se nga 1-10 me çfarë votash vlerëson, këta liderë politikë.

“Në një shkallë prej 1-10, Hajredinit ia jap një notë 5 (pesshe), Fatmir Limajt ia jap një notë 2 (dyshe), Ramushit një 3 (treshe), Abdixhikut nje 4 (katërshe) e Albinit një 7 (shtatëshe)”, shkroi ndër të tjera Maralusha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

A është Hajredin Kuqi i gatshëm ta drejtojë PDK-në drejt një ardhmërie ku do të ketë përkrahjen perëndimore.

Tash për tash, opozita nuk është askund. E Fatmir Limaj, me deklaratën e djeshme është duke i treguar popullit ‘përralla të Nasradin Hoxhës’.

Sa i përket Ramushit, ky nuk është askund afër qëllimit të tij me ardhë prap në krye të Qeverisë.. Edhe ky është duke tregue ‘përralla të Nasradin Hoxhës’.

Në një shkallë prej 1-10, Hajredinit ia jap një notë 5 (pesshe), Fatmir Limajt ia jap një notë 2 (dyshe), Ramushit një 3 (treshe), Abdixhikut nje 4 (katërshe) e Albinit një 7 (shtatëshe).