Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, May 25, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press aktuale

Vdiq edhe një nënë duke pritur arrestimin e vrasësve të të birit, Bardhylit!

KosovariPress Nga KosovariPress
May 13, 2022
Në aktuale
0 0
0
Vdiq edhe një nënë duke pritur arrestimin e vrasësve të të birit, Bardhylit!
0
Shpërndarjet
2
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pak ditë më parë, sapo kisha shkruar, se një nënë tjetër mbase mund t’i numëronte ditët duke pritur arrestimin e birit të sajë të vrarë. Ajo ende po jeton e mbijeton me këtë shpresë, se para se të vdesë, ata që e vranë komandant “Drinin”, do të arrestohen!

Por, një nënë tjetër sot u shua, duke pritur ditë më ditë, e vit për vit, tash e 17 vjet, që dikush t’ia thoshte dy fjalë që do ia shuanin flakët e zemrës së saj! “U kapën vrasësit e Bardhylit”, tyt bir, të voglit tënd, që për pak nuk ta përmbushi dot ëmbëlsimin e zemrës, që të kurorëzohej me të fejuarën. Ta bënte një dasmë, e lulet dhe gëzimi të ishin pafund… por, me 3 qershor vrasësit profesionist, që kishin kryer gjithandej vrasje, do ta godisnin Bardhylin, pa i lënë shumë shpresë për jetë.

Zonja Nexharije, dha frymën e fundit, me dëshirën amanet, që vrasësit e Bardhylit të dënohen, të marrin dënimin e merituar. Por, një ngushëllim sado të vogël e kishte, kur pa se disa nga figurat politike, që në vazhdimësi akuzoheshin për porositje apo bashkëpunim në vrasje politike, në nëntorin e vitit 2020 u arrestuan nga gjykata speciale në Hagë.

Një fije shprese e saj, u këput sot për t’i parë atje, edhe vrasësit e birit të saj, porositësit dhe këdo që ishte fajtor!

Kafja e fundit

Para 17-të vitesh, në platon te sheshi Zahir Pajazit, e pimë kafen e fundit me dy kolegë të tjerë. Pas disa orësh, edhe pse donte të nisej menjëherë për Gjilan, e kishte thirrur dikush, të kthehej në një institucion qeveritar.

Vetura e prishur papritmas, do të krijonte kushtet e terrorit. Nga Prishtina kishte vendosur të shkonte në Gjilan, ashtu me veturë të prishur pasi e kishte gjetur një taksi-kombi, që bartte udhëtar në vijën Gjilan-Prishtinë.

Ndërsa, po e kalonte fshatin Bresalc, mu në afërsi të shkollës, një person teksa e kishte afruar veturën e tij dhe përshtatur shpejtësinë me ‘mercedesin’ e Bardhylit, që lëvizte mjaft ngadalë, për shkak të tërheqjes, dhe kufizimit të shpejtësisë në atë pjesë, me shumë gjasë dikush që mund ta ketë njohur, do t’ia tërhiqte vëmendjen, dhe më pas ta godiste me tre plumba, njëri prej të cilëve rezultoi fatal, pasi e kishte kapur në pjesën ballore.

Sipas raportimeve, thuhet se nuk ka pasur një dëshmitar tjetër, përveç si thotë taksisti G.M. nga fshati Përlepnicë i Gjilanit, nga i cili fshat e kishte origjinën Bardhyli, shoferi i kombit, se atentatin e ka vërejtur, kur vetura e Bardhylit e mbetur pa shofer e ka goditur kombin.

Fillimisht do ta dërgonin në Gjilan, dhe nga aty do të sillej në klinikën emergjente në Prishtinë, ku në kujdesin intensiv do të mbetej për disa ditë.

Gjatë hetimeve, edhe taksisti G.M. ishte marrë në pyetje disa herë rresht, dhe mandej sipas informacioneve të botuara, ai ishte kërcënuar, kështu që vendos të largohet nga Kosova.

Gjatë atyre ditëve sa ndodhej Bardhyli në gjendje kome në Prishtinë, unë dhe ndonjë koleg tjetër do ta vizitonim përditë familjen, dhe së bashku bënim çdo përpjekje për ta dërguar jashtë vendit.

Një meritë të jashtëzakonshme për ta dërguar në Itali, kishte miku im dr.Bekim Dula, i cili ishte duke specializuar në një nga klinikat më të mira në Evropë, në Milano.

Kështu për pak ditë, me mbështetje politike, do të dërgohej në Itali me një aeroplan special, pasi nuk mund të transportohej me llojet e zakonshme të fluturakeve, për shkak të gjendjes së rënduar.

Kishim kaluar shumë ditë së bashku, dhe meqë njëherë kisha qenë në shtëpinë e Bardhylit pak vite para se të ndodhte rasti, isha nga të paktët që nëna e tij, më njihte.

Urimet për shpëtimin e Bardhylit, i thoshim pa pushim. Jo rrallë më binte të shkoja të merrja ndonjë informacion nga ndonjë mjek që mund ta njihja, ndërsa hyrja nuk na lejohej.

Shpresat u shuan, me 25 qershor! Bardhyli dha frymën e fundit, pas disa ditë si thuhej të përmirësimit të gjendjes, në spitalin San Donato të Milanos në Itali, ndërsa ishin pranë tij më të dashurit.

Homazhet bashkë me nënën Nexharije

Tri vjet më parë, u mblodhëm një grup gazetarësh dhe aktivistësh politik, të pakët, në shkallët e Teatrit Kombëtar të Prishtinës, për të ndezur qirinj në shenjë homazhesh për Bardhyl Ajetin, por me qëllim që ai të ishte sinjali i fundit, se drejtësia duhej të vendoset për vrasjet politike, për vrasjen e gazetarëve dhe fjalën e lirë!

Ishte një moment tjetër për t’i kujtuar kohët e vështira. Por, zonja Nexharije nuk kishte humbur asgjë nga vitet, kujtesa e saj ishte po aq e kthjellët, po ashtu edhe mendimet e saj kishin ruajtur mprehtësinë, saktësinë dhe sinqeritetin.

Ndjente mall që na shihte sërish, për ta kujtuar më gjallërisht Bardhylin, ndërsa shoqërohej nga djali i madh Fitimi, me të cilët kaluam ca kohë kujtimesh dhe vlerësimesh për të aktualitetin, se si nuk kishte ndryshuar thuaja asgjë në Kosovë apo vazhdonte të bëhej më keq. Ishte koha kur kishte plane për ndarjen e Kosovës!

Ende askush nuk po jepte llogari për gjithçka të keqe që i bën e i dhanë Kosovës.

Burime të ndryshme në një rast kanë afirmuar, se njëri nga pjesëmarrësit në sulmin ndaj Bardhylit, është nga Gjilani. Por, pistat e hetuara dhe burimet e informacioneve, si duket ende nuk e kishin përmbyllur rastin për disa vite.

Nëna e Bardhylit është njëra prej qindra nënave që ndërruan jetë këto 24 vite duke shpresuar në ndëshkimin e atyre që ua morën nga dora, më të dashuri e tyre, pas asnjë motive arsye!

Nga kush të zbardhen?

Vrasjet politike, nga 1 janari i vitit 2001, nuk dihet se si apo nga kush do të zgjidhen, nëse varësisht prej lëndës mund t’i bashkohen një akuze për krim të para vitit 2001, apo nëse këto do të mund të zgjidhen nga gjykatat në Kosovë apo duke e plotësuar ligjin për specialen.

Pa kaluar dy vjet nga vrasja e Bardhyl Ajetit, në Amerikë u nderua me vendosjen e emrit në Memorialin e Gazetarëve të Forumit të Lirisë.

Ky memorial, sipas përshkrimeve në media ndodhet në vendin më të lartë të Parkut të Lirisë (Freedom Park) në qytetin Arlington, të Uashington D.C., afër lumit Potamok, por ende Bardhyli nuk e ka askund të skalitur emrin në ndonjë vend në Kosovë, rrugë, shesh apo kudo, e assesi një memorial!

Sipas një shkrimi të botuar vite më parë në “Bota sot”, rasti i Bardhylit ka përfunduar me hetimet e UNMIK-ut, në dhjetor të vitit 2006, për t’u marrë përsipër nga një prokuror i EULEX-it, pasi kishte filluar misioni europian.

“Rasti i Bardhyl Ajetit, është shkarkuar nga UNMIK-u më 11 dhjetor 2006. Rasti është shqyrtuar nga një prokuror i EULEX-it, por ka pasur lidhje të pamjaftueshme, premtimet janë se do të rihapet ky rast. Megjithatë, në qoftë se u jepen prova të reja prokurorëve të EULEX-it mund ta shqyrtojnë këtë”, ka shkruar “Bota sot”.

Sidoqoftë rasti mbeti i pazbuluar për publikun, dhe si kemi shkruar situata është e paqartë për rastet e vrasjeve politike, nga 1 janari 2001, se nëse do të merret gjykata speciale me këto raste, edhe pse pritjet nga fillimi kanë qenë se po!

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022
Shahu i kundërpërgjigjet Mahmutit: LDK-në e kanë krijuar disa shqiptarë trima e të guximshëm që nuk flisnin skutave

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In