Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Thursday, August 11, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press aktuale

​Veteranët planifikojnë protestë, ‘kërcënon’ Jashari: Nuk garantojmë nëse eskalon situata

KosovariPress Nga KosovariPress
August 6, 2022
Në aktuale
0 0
0
​Veteranët planifikojnë protestë, ‘kërcënon’ Jashari: Nuk garantojmë nëse eskalon situata
0
Shpërndarjet
65
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës insistojnë të përfshihen në projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, në të kundërtën do të dalin për të protestuar para Kuvendit të Kosovës. Kryetari i shoqatës së Familjarëve së Dëshmorëve, Xhavit Jashari thotë për KP se protesta do të jetë forma e parë përmes së cilës do të kundërshtojnë miratimin në lexim të dytë të këtij projektligji derisa shton se nuk do të mbajnë përgjegjësi nëse protesta do të dalë jashtë kontrollit. Ai shton se përgjegjësia bartet të qeveria dhe jo të veteranët të cilët, sipas tij, po i kërkojnë të drejtat e tyre.

Qeveria thotë se paga minimale dhe benefecioni i veteranëve janë çështje të ndara ndërsa insiston në një ligj të ri me lista të pastruara dhe më pas edhe mundësi që kjo kategori të trajtohet, sipas tyre, më dinjitetshëm.

Veteranët kanë protestuar dy herë para qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar mospërfshirjen e tyre në projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë pagën minimale.

Jashari thotë se të njëjtin veprim do ta ndërmarrin në ditën kur në seancën e Kuvendit do të dalë për votim në lexim të dytë ky projektligj.

Jashari: Do të protestojmë dhe nuk garantojmë nëse eskalon situata

“Ne do të protestojmë, ne do të kundërshtojmë, do të konsultohemi edhe me organet tona drejtuese, Organizata e Veteranëve dhe shoqatat, në këtë rast Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmoreve, dhe forma e parë do të jetë protesta dhe nuk garantojmë nëse eskalon situata sepse është qeveria dhe kryeministri në këtë vend që po e bën një veprim për të ardhur deri këtu dhe mendoj që përgjegjësitë bien mbi atë që shkakton problemet dhe jo ata që kërkojnë të drejtat e tyre”, thotë Jashari.

Sipas tij, nuk do të lejojnë të degradohet sakrifica dhe vlera e veteranëve të UÇK-së dhe shton se kjo kategori vazhdon të jetë e nëpërkëmbur.

Jashari: Nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet sakrifica e veteranëve 

“Duhet ta kuptojë edhe kryeministri, edhe qeveria, edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, që nuk ndodh kjo pse nuk po rritet një benificion dhe po insistohet që t’i mohohet e drejta veteranëve të luftës në benificionin e tyre që është baza e saj, është paga minimale në Kosovë, por nuk do të lejojmë të nëpërkëmbët lufta e lavdishme e UÇK-së që është vlerë e secilit dhe me këtë rast dua t’ju bëj thirrje edhe qytetarëve por edhe institucioneve të Republikës së Kosovës që të jenë të kujdesshëm në këtë pikë sepse lufta e UÇK-së gjithë ata që e gëzojnë sot lirinë dhe është vlerë e secilit dhe si e tillë duhet të ruhet”, thotë ai. 

Pas protestës së dytë të veteranëve të mbajtur në muajin qershor, përfaqësuesit e organizatave ishin pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti i cili kishte propozuar hartimin e një ligji të ri për veteranët dhe nisjen e procesit të vlerësimit dhe verifikimit të pjesëmarrësve të luftës.

Jashari thotë se asnjë verifikim nuk mund të bëhet pa përfunduar procesi gjyqësor për veteranët, i kthyer në rigjykim nga Apeli.

Jashari: Nuk i frikësohemi verifikimit të listave 

“Ne nuk i frikësohemi verifikimit, as komandantët e zonave, as përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta edhe pse fuqia jonë nuk ka qenë që t’i nënshkruajmë t’i japim dikujt të drejtën ose të ua mohojmë të drejtën që kanë dhënë kontributin e në luftën e UÇK-së por sa herë te kthehet prap do të jetë i njëjti organ, i njëjti institucion, që do ta bëjë vlerësimin dhe riverifikimin dhe mendoj që nëse dikush i ka nënshkruar dikujt që nuk e meriton ai duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë, ose nëse dikujt ja ka mohu prap duhet të përgjigjet… Asnjë rivlerësim dhe asnjë verifikim nuk mund të bëhet pa përfunduar procesi gjyqësor që është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit”, shton Jashari. 

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve i bën thirrje kryeministrit të vendit që të trajtojë me kujdes çështjet që lidhen me veteranët meqë, sipas tij, kjo kategori duhet të marrë trajtim të dinjitetshëm.

Ai thotë se Kurti nuk duhet të mbajë në qeveri ministra si Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla që sipas tij janë deklaruar kundër vlerave të luftës.

Jashari: Njerëzit që i fyen vlerat e luftës nuk duhet të jenë në qeveri

“Do të insistojmë që njerëzit e papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm që nuk kanë vlerë, mandej i fyejnë këto vlera, siç e kemi rastin e Hekuran Muratit dhe Donika Schëarz që të mos jenë pjesë e qeverisë, ne insistojmë që të civilizohen dhe ta rrisin një kulturë të përmasës kombëtare që njerëz të tillë që fyejnë vlerën mbi të cilën vlerë kanë ardhur ata dhe sot i gëzojnë këto pozicione në cilin do institucione, që të mos jenë pjesë e këtyre institucioneve sepse rrugëtimi ynë do të vështirësohet me njerëz të tillë të papërgjegjshëm të pandërgjegjshëm… Mendoj që të korrigjohen në të kundërtën është detyrë e kryeministrit të Kosovës që brenda qeverisë të mos ketë njerëz të tillë që udhëheqin dikastere shumë të rëndësishëm për të zgjidhur problemet e qeverisë”, përfundon Jashari.

Më 14 qershor 2022 Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin i cili parasheh rritjen e pagës minimale në 250 euro neto nga 130-170 sa është aktualisht. Ky projektligj përjashton rritjen e pensionit të veteranëve në lartësi të pagës minimale dhe në rast të miratimit në lexim të dytë, veteranët do të vazhdojnë të marrin pensionin në vlerë prej 170 eurosh.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Xhavit Jashari veterane proteste
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

August 10, 2022
Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

August 10, 2022
Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

August 10, 2022
Mustafa: Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e errët që po na afron, Qeveria i ka braktisur qytetarët

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte El Dorado për kriminelët

August 10, 2022
Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

August 10, 2022
Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

Pas sulmit kardiak vdes në moshë të re gazetari

August 10, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In