Thursday, June 8, 2023
Aktuale

​Vitia e Salahi dakordohen që të vazhdojë bashkëpunimi në shëndetësi

79views

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim Zeinah Salahi, Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë, me të cilën biseduan për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë.

MSh-ja ka bërë të ditur se Vitia e ka falënderuar USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë edhe gjatë kohës së Covid-19 përmes UNICEF-it dhe në partneritet me MSh.

Gjithashtu, Ministri Vitia falënderoi USAID-in për mbështetjen që është duke i ofruar Ministrisë së Shëndetësisë përmes ekspertëve të DAI-së në ngritjen e performancës së institucionit.

Të dy palët u dakorduan që të vazhdojë bashkëpunimi në fushat aktuale dhe mundësitë e zgjerimit në të ardhmen.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0