Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, June 29, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Vjen reagimi ndaj Edi Ramës: Në Kosovë ende rrjedh gjaku i shqiptarëve të masakruar prej Serbisë

KosovariPress Nga KosovariPress
June 20, 2022
Në Lajme
0 0
0
Vjen reagimi ndaj Edi Ramës: Në Kosovë ende rrjedh gjaku i shqiptarëve të masakruar prej Serbisë
0
Shpërndarjet
2
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me ironi iu është kundërpërgjigjur kritikave ndaj tij lidhur me qëndrimet e tij pro Serbisë.

“Për të ardhur te proserbizmi im, unë jam më shumë se kaq. Unë jam vëllai i Vuçiçit, ju e dini këtë dhe e keni bërë status timin që unë jam vëllai i tij, por përtej kësaj dua të them që këndvështrimi im është se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin sot. Ne na duhet të bëjmë çmos që të rrisim të gjitha mundësitë që e integrojnë këtë pjesë të Evropës, në një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror. Unë nuk hyj në çështjen e administrimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është çështje ekskluzive e dy vendeve. Ashtu sikundër unë nuk besoj në asnjë sekondë që qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton qasjen apo qëllimin përfundimtar. Janë dy rrugë të ndryshme drejt të njëjtit qëllim, që është zgjidhja përfundimtare dhe njohja e Kosovës nga Serbia dhe paqja e drejtë që i takon shqiptarëve të Kosovës”, tha ndër tjerash Rama.

E pak ditë më patë, Rama ka kërkuar mirëkuptim ndaj Serbisë, i cili është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë.

“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë. T’u kërkosh që ta bëjnë tani, dhe në të gjithë diapazonin, është praktikisht e pamundur… Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre. Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqejë apo mund të dëshirojmë. Por, më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërisht, për këtë rajon”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E sipas publicistit nga Shqipëria, Rexhep Shahu, është e çuditshme mbrojtja që Edi Rama po i bën Serbisë.

Image

Rexhep Shahu

“Ta bëjë avokatin e Serbisë kryeministri i Shqipërisë 23 vjet pas luftës për Kosovën ku ende rrjedh gjaku i shqiptarëve të masakruar prej Serbisë së këtyre udhëheqësve që ka sot Serbia, të cilët kanë qenë në pushtet edhe atëherë, të bësh avokatin Serbisë me pasion dhe të shfaqesh i keq ardhur për Serbinë më shumë se për Kosovën kjo më duket shumë e çuditshme për Edi Ramën. Për kë ka merak e për kë kujdeset Edi Rama, pse i dhemb për Serbinë, pse e mbron me pasion Serbinë”, thotë Shahu.

Ai thotë se përderisa bota kërkon dënimin ndaj Serbisë, Rama kërkon mirëkuptim për pozicionimin serb pro Rusisë.

“Askush nuk po kërkon të urrehet e të zhbëhet Serbia por ne këto raportet e sotme të vendeve me luftën dhe me Rusinë a me Ukrainën, Serbia qan për Rusinë, aleatin e saj historik tradicional apo vëllain e saj të madh. Bota perëndimore kërkon pozicionim e dënim të Rusisë, Rama thotë mos e ngacmoni Serbinë, kuptojeni Serbinë… Po për masakrimin e shqiptarëve a duhet ta kuptojë bota Serbinë. A mos duhet bota t’i kërkojë falje Serbisë pse e bombardoi dhe tani që të qetësohet Rama bota a mos duhet ta bombardojë Kosovën…”, shprehet publicisti Rexhep Shahu.

“Ndërsa Rama merakoset për Serbinë dhe qan për të më shumë se sa Serbia për veten e saj dhe këtë ndoshta historia do ta shpjegoje pse ndodh, presidenti serb Vuçiq foli me dëshpërim dhe iu hakërrye Evropës pse mendohet se Evropa më 23 qershor mund të liberalizojë vizat për shqiptarët e Kosovës, për qytetarët e thjeshtë se pushtetarët e mafia i kanë të liberalizuara vizat e lëvizjen e lirë. Por kundër kësaj doli -presidenti serb Vuçiq që qortoi Evropën pse mendon të liberalizojë vizat për Kosovën”, shton Shahu, i cili hedh kritika ndaj Ramës për mos reagimin e tij ndaj deklaratës së Aleksandër Vuçiqit.

“Ndërsa Edi Rama as nuk i reagon kësaj deklarate të Vuçiqit, pasi duket se ai bën tangon politike me Vuçiqin për ta pastruar Serbinë ne damka e shtetit kriminal që masakroi shqiptarë, boshnjakë, kroatë, që mohon krimet e bëra dhe tenton të qëndrojë fuqi krimi në rajon e të mos njohë Kosovën”, shprehet Shahu.

“Nuk e di deri ku shkon kjo dashuri e Edi Ramës për Serbinë, por as socialistët e thjeshtë të Shqipërisë nuk do te ishin dakord me Ramën që të rehabilitojë Serbinë pa ngushëlluar ende Kosovën për vdekjet, masakrat e plagët që i kullojnë gjak prej bajonetave serbe. Nuk e di kush mund ta lexojë Edi Ramën e dashuruar me Serbinë, me Edi Ramën që qan për Serbinë”, përfundon për “Bota sot” publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Avokat masakra Rama serbi shahu
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Hoxhaj i PDK-së: Jetike Kosova të futet në NATO, Qeveria nuk lexon as lajme

Hoxhaj i PDK-së: Jetike Kosova të futet në NATO, Qeveria nuk lexon as lajme

June 29, 2022
Haxhilerët kthehen në shtëpi, shtyhet fluturimi

Haxhilerët kthehen në shtëpi, shtyhet fluturimi

June 29, 2022
Latifi: Edi Rama po e kryen edhe një funksion, atë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës

Latifi: Edi Rama po e kryen edhe një funksion, atë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës

June 29, 2022
BE-ja ua heq vizat këtyre dy vendeve, Kosova mbetet e izoluar

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Hoxhaj i PDK-së: Jetike Kosova të futet në NATO, Qeveria nuk lexon as lajme

Hoxhaj i PDK-së: Jetike Kosova të futet në NATO, Qeveria nuk lexon as lajme

June 29, 2022
Haxhilerët kthehen në shtëpi, shtyhet fluturimi

Haxhilerët kthehen në shtëpi, shtyhet fluturimi

June 29, 2022
Latifi: Edi Rama po e kryen edhe një funksion, atë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës

Latifi: Edi Rama po e kryen edhe një funksion, atë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës

June 29, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In