Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, May 22, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Vlora Çitaku flet pë vizitën e Albin Kurtit në SHBA

KosovariPress Nga KosovariPress
May 11, 2022
Në Lajme
0 0
0
Vlora Çitaku flet pë vizitën e Albin Kurtit në SHBA
0
Shpërndarjet
40
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, vlerëson se është alarmuese nëse kryeministri Kurti e përfundon vizitën në Amerikë pa asnjë takim të nivelit të lartë shtetëror. Çitaku u shpreh se deri tani vizita e shefit të qeverisë në SHBA ka qenë e zbehtë.

Nënkryetarja e PDK-së thotë se për t’u pritur në Shtëpinë e Bardhë, Departament të Shtetit apo Pentagon duhet të kesh agjendë konkrete.

Kryeministri Albin Kurti ka nisur vizitën e tij të shumëpritur zyrtare në Amerikë. Ai udhëtoi përtej Atlantikut të premten, por s’ka njoftuar se sa ditë do të qëndrojë atje.

Më herët, Kurti kishte thënë se do të qëndrojë 10 ditë apo dy javë kur ta vizitojë ShBA-në.

Por për ish-shefen e misionit diplomatik të Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, vizita e deritanishme në SHBA e kreut të qeverisë ishte e zbehtë.

“Deri më tani po bëhen një javë, një vizitë shumë e zbehtë e kryeministrit Kurti në ShBA. Nuk është e rëndomtë që një kryeministër i një vendi të shkojë në një vizitë në SHBA ta quajë atë vizitë pune. Janë bërë më shumë se një vit që Kurti është në krye të qeverisë dhe ende s’ka pasur takim me Sekretarin e Shtetit apo të Mbrojtjes apo në Shtëpi të Bardhë dhe kjo duhet të na shqetësojë”, tha ajo.

Çitaku tha se do të donte që Kurti të kishte një vizitë më substanciale dhe më domethënëse në Amerikë pasi sipas saj as kryeshefat ekzekutivë të kompanive teknologjike s’e kanë pritur në takim. 

“Kryeministri mund të shkojë edhe në pushim në SHBA është në rregull por një vizitë si kjo nuk mund të quhet vizitë pune, madje edhe takimet që ishin në Kaliforni me tech-kompanitë unë nuk pashë që kishte takime me kryeshefat ekzekutivë të këtyre kompanive jam kurreshtare ta di se kush e ka pritë nga këto kompanitë. Kjo nuk më bën të lumtuar gjithsesi, do të doja që kryeministri të ketë një vizitë më substanciale dhe më domethënëse”, tha Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së tha se as kompanitë lobuese nuk do t’i ndihmonin Kurtit që të realizonte takime të nivelit të lartë në DC.

Sipas saj, në Shtëpinë e Bardhë, Departament të Shtetit apo në Pentagon të presin nëse ke agjendë konkrete për të diskutuar.

“Në këto vitet e fundit, kompanitë lobuese e kanë humbur fuqinë dhe relevancën që e kanë pasë më herët mirëpo në Shtëpinë e Bardhë, në Departament të Shtetit apo në Pentagon pritesh kur ke agjendë konkrete, nuk të pret Sekretari i Shtetit e as i Mbrojtjes për kurtoazi janë njerëz shumë të zënë mirëpo duhet të kesh një plan, një agjendë, një ofertë konkrete për ta diskutuar”, tha ajo.

Tutje, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, shtoi se nëse kryeministri Kurti përfundon vizitën në Amerikë pa takuar Sekretarin e Shtetit, atë të Mbrojtjes apo pa takime në Shtëpinë e Bardhë atëherë është alarmuese për të gjithë.

“Nuk e di edhe sa ditë i kanë mbetë në ShBA kryeministrit Kurti, unë shpresoj që të ketë takime të nivelit të lartë, por nëse kthehet nga SHBA-të pas më shumë se 10 ditësh dhe nuk ka asnjë takim me Sekretarin e Shtetit, të Mbrojtjes apo në Shtëpinë e Bardhë ky do të duhej të ishte një alarm për të gjithë ne” , tha Çitaku.

Teksa po kalon dita e pestë e vizitës në SHBA, deri më tani në kryeqytetin amerikan, Kurti ka takuar kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright me të cilën ka biseduar për Negociatat e Programit të Kompaktit për Kosovën.

Ai ka udhëtuar për në Kaliforni dhe po qëndron në Luginën e Silikonit, aty ku ndodhen kompanitë gjigande teknologjike.

Kryeministri Kurti ka qëndruar në ambientet e disa prej këtyre kompanive siç janë Linkedin, Uber, Microsoft, AirBnb, të cilët i ka ftuar që të investojnë në Kosovë.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Vlora Çitaku Albin Kurti SHBA
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
​LDK me kritika ndaj ministrit Latifi: Rezultatet konkrete, ardhje-vajtjet jashtë vendit

​LDK me kritika ndaj ministrit Latifi: Rezultatet konkrete, ardhje-vajtjet jashtë vendit

May 22, 2022
Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë

Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë

May 22, 2022
​Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset

​Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset

May 22, 2022
​Moti gjatë javës së ardhshme

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

​LDK me kritika ndaj ministrit Latifi: Rezultatet konkrete, ardhje-vajtjet jashtë vendit

​LDK me kritika ndaj ministrit Latifi: Rezultatet konkrete, ardhje-vajtjet jashtë vendit

May 22, 2022
Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë

Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë

May 22, 2022
​Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset

​Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset

May 22, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In