
81views
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një prononcim para gazetarëve ka treguar për kundërpërgjigjen që ia kishin kthyer BE-së, Gjermanisë dhe Francës për planin franko-gjerman.
Vuçiq ka thënë se në atë përgjigje përmes një non-paper kanë treguar vijat e kuqe të Serbisë sa i përket marrëveshjes me Republikën e Kosovës.
Derisa ka thënë se e mirëpret faktin që delegacioni amerikani kryesuar nga Chollet nga insistuar në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin, shkruan tanjug.
Ndërkohë ka përmendur edhe një takim që sipas tij do të ndodh me datën 20 janar me emisarin sllovak Miroslav Lajcak, e të cilin e ka quajtur takim të madh.
“Ta shohim si do të duket”, ka thënë Vuçiq.