Friday, September 29, 2023
Lajme

Vuçiq në përvjetorin e vrasjes së Ivanoviqit: S’do të heqim dorë që kriminelët të dalin para drejtësisë

40views

Sot janë bërë pesë vjet nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Në këtë përvjetor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendi që ai drejton nuk do të heqë dorë nga kërkesa që dorasit e këtij akti të dalin para drejtësisë.

“Prej pesë vitesh nuk ka pasur as të vërtetë dhe as drejtësi në rastin e këtij akti të urryer dhe çnjerëzor. Serbia nuk ka harruar dhe nuk do të heqë dorë nga kërkesa që kriminelët e vërtetë të dalin para drejtësisë. U prehsh ne paqe”, tha ai.

Për përfshirjen në rastin e vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” para zyrave të partisë së tij , janë të akuzuar 7 persona, 3 nga ta ende në arrati.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0