Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Vuçiq sulmoi gazetarin Joseph/ Basha me fjalë të rënda për opozitën – ka një pyetje!

10views

Deputeti nga radhët e LVV, Dimal Basha përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar sulmin e gazetarit nga Vuçiq.

Ai u shpreh se në lidhje me këtë sulm nuk kemi asnjë reagim nga opozita, përcjell “Bota sot”.

Del një pseudogazetar i esktremit të djathtë e sulmon Qeverinë Kurti me shpifje dhe asnjë dëshmi të vetme, dhe menjëherë ngjallet opozita dhe dalin me konferenca për shtyp”, shkruan tutje Basha.

Në fund, deputeti ka një pyetje për opozitën?

Postimi i plotë

Vuçiqi sulmon gazetarin e mirënjohur amerikan Edëard Joseph, dhe asnjë reagim nga opozita!

Vuçiqi sulmon gazetaren tjetër amerikane Ivana Stradner, dhe asnjë reagim nga opozita!

Del një pseudogazetar i esktremit të djathtë e sulmon Qeverinë Kurti me shpifje dhe asnjë dëshmi të vetme, dhe menjëherë ngjallet opozita dhe dalin me konferenca për shtyp!

Po more mos u ndalni, veç e kam një pyetje, pse i merrni kaq serioz e kredibil gazetarët mashtrues, por aspak përshtypje gazetar serioz amerikan që sulmohen nga Vuçiqi?!