Saturday, February 4, 2023
Lajme

​Walker: Reçaku përfaqëson Kosovën

9views

Ambasadori William Walker tha se fshati Reçak ka kuptim të madh për të.

Në shënimin e 24-vjetorit të masakrës në këtë fshat, ai u shpreh i lumtur me ndryshimet qe janë bërë këtë vend.

“Çdo vit largohem nga këtu me një përshtypje edhe më pozitive. 15 janari i 1999, moti në atë kohë ishte i tmerrshëm, kishte borë e akull, ishte vështirë të ecje dhe në këtë terren të shihje trupat e atyre se çfarë kishte ndodhur një natë më parë. Sot dielli po ndriçon, njerëzit e Kosovës kanë bërë gjëra të rëndësishme prej janarit 1999. Vij dhe kam qenë këtu, kryesisht për të parë njerëzit e fshatrave të Kosovës dhe tmerrin që kanë përjetuar. Shumë prej tyre nuk janë sot me ne, plaku i moshës time nuk është më. Më pëlqen të shoh fëmijët. Çdo vit që vij, numri i atyre që vijnë duan të dëshmojnë respektin, çdo vit turma po rritet”, ka thënë ai.

“Çdo vit ka gjithnjë edhe më shumë që ka indikacione duan që të vijnë që të tregojnë se Reçaku përfaqëson tërë vendin”, tha ai.