Saturday, June 10, 2023
Lajme

Xhemajl Rexha largohet nga Kanal 10

40views

Xhemajl Rexha, ka konfirmuar largimin e tij nga televizioni Kanal10, ku drejtonte emisionin “Prime time”.

Rexha bëri të ditur se angazhimin e tij në këtë televizion e ka përfunduar në fund të vitit që lamë pas.

Ai, përmendi një nga arsyet e largimit të tij nga Kanal 10: do të fokusohet në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, ku ushtron detyrën e kryetarit.

“Të nderuar, Nga fundi i vitit të kaluar, kam përfunduar angazhimin tim në Kanal10. Ka qenë një përvojë e veçantë, dhe jam falënderues për bashkëpunimin me një grup të rinjsh entuziastë e të përkushtuar për profesionin. Për momentin, i gjithë angazhimi im do të fokusohet në punën në Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK”, ka shkruar Rexha në Facebook.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0