Xhuli ia “palon” rrobat Andit, ai reagon i revoltuar: Mos të mi prekë o vëlla, si nuk merr vesh (VIDEO)

236views
Banori i shtëpisë së madhe Big Brother VIP Kosova, Andi duket të ketë qenë në mëdyshje, rreth asaj se çka do të vesh sonte në spektaklin e natës Prime.
Ai i ka kërkuar Getinjos që t’ia huazojë ndonjë rrobë, pasi që akoma nuk është i kompletuar me pjesën e veshjeve.
“A mundem me t’a marrë ndonjë teshë, se po më duket jam bo bajat me të njëjtat?”, e ka pyetur Andi, Getinjon.
Ndërkaq, nuk mungoi as përgjigja pozitive e Getinjos, veç se me pak shaka.
“Po, more veç brekët mos mi merr”, i ka thënë Getinjo, Andit.
Në anën tjetër, Gresa ka treguar se “e ka parë Xhulin duke paluar duksin e Andit”, çka bëri që Andi të revoltohet goxha shumë.
“Mos të mi prek o vëlla, nuk merr vesh të mi le aty nuk ka nevojë me i palu askush, e di unë vet”, ka thënë Andi.