Saturday, January 28, 2023
Rozë Magazina

Xhuli kujdeset për këmbën e Atdheut, thotë se “truri i punon 100 kilometra në orë”

11views

Banorët e Big Brother VIP Kosova, Xhuli dhe Atdheu po vazhdojnë njohjen e tyre brenda shtëpisë më të përfolur të momentin.

Kësisoj, edhe në pasditen e sotme dyshja janë parë të afruar goxha shumë në sallonin e shtëpisë, teksa kishte edhe flirtime pafund.

Atdheu është ankuar pasi që ka lënduar këmbën, çka bëri që Xhuli të interesohet menjëherë për kurimin e tij, duke ia kapur këmbën për ta shikuar se ku është gjakosur.

E në një moment tjetër, kur tema ishte për peshqit, Xhuli ka thënë “se nuk i konsumon”, por përgjigja e Atdheut ishte interesante.

“Ti nuk ke nevojë të konsumosh peshq sepse e ke trupin si peshk, jo trurin, por trupin”, i ka thënë Atdheu-Xhulit dhe kjo e fundit ia ktheu duke thënë “desha të të them mos gabo me më thënë se trurin e kam peshk, sepse më punon 100 kilometra në orë”.