Sunday, May 28, 2023
Lajme

Zbulohet se në cilën qendër të paraburgimit është transferuar “Kobra”

26views

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, është zhvendosur dje nga burgu i Sigurisë së Lartë në qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Lajmi se “Kobra” është dërguar në këtë qendër nuk është konfirmuar nga SHKK, përpos që është thënë se vendimi për transferimin e tij nga burgu i Sigurisë së Lartë “është marrë për arsye operacionale, pa dhënë më shumë detaje”.

Ndryshe, “Kobra” dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kuksi, akt ky që ndodhi menjëherë pas festës së Vitit të Ri.

Hoxhaj tash e një javë ndodhet në paraburgim bashkë me pesë persona të tjerë Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0