Zyrtari i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se Hoti iku nga seanca.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk e përballon dot të vërtetën e të pagjeturve nga lufta e fundit, përcjell Bota sot.
Por, ai ka thënë se Hoti nuk e pati problem të vë nënshkrimin për t’i barazuar dhe kushtëzuar me të ashtuquajturit të zhvendosur.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Iku Avdullahu nga seanca. Nuk e përballon dot të vërtetën e të pagjeturve nga lufta e fundit. Por s’e kishte aspak problem të vë nënshkrimin për t’i barazuar dhe kushtëzuar me të ashtuquajturit të zhvendosur.